Lufthansa shënon humbje prej 2.1 miliardë eurosh

0
4

Kompania ajrore gjermane Lufthansa Group njoftoi se ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të kufizimeve globale të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Lufthansa Group përmes një deklarate tha se humbja neto e kompanisë në tremujorin e parë është rritur në 2.1 miliardë euro.

Të ardhurat e kompanisë në tremujorin e parë të vitit 2020 ranë me 18 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nga 7.84 miliardë euro në 6.44 miliardë euro.

Humbja neto e Lufthansa Group është më e lartë për 514 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, e cila tani ka arritur në 2.1 miliardë euro.

Lufthansa në tremujorin e parë të vitit 2019 raportoi humbje prej 342 milionë euro.

Drejtori ekzekutiv i Lufthansa Group, Carsten Spohr rikujtoi se transporti ajror global muajt e fundit praktikisht është ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID-19.

“E gjithë kjo ka shkaktuar ndikim të paparë në rezultatet tona financiare tremujore. Prandaj duhet të ndërmarrim masa gjithëpërfshirëse të rikonstruimit për t’u përgjigjur rimëkëmbjes së ngadaltë lidhur me kërkesën”, tha Spohr.

Bordi mbikëqyrës i Lufthansa-s më 1 qershor miratoi pakon finaciare të qeverisë gjermane në vlerë prej 9 miliardë euro.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here