Lule të vetmuara/ Dikush kërcënon vajzat për krimin që bënë, ja ç’do ndodhë sot

0
1

Vajzat i groposin florinjtë në kopshtin e jetimores. Dikush shkruan në oborrin e jetimores se e di çfarë vajzat kanë bërë mbrëmë. Songyl, Kader dhe Xhemre shokohen dhe pyesin veten kush mund t’i ketë parë. Kader ia hedh fajin Xhemres por ajo e bind se është e pafajshme. Vajzat përpiqen ta zhdukin shkrimin. Ejlyl shpërthen në të qara dhe e rëndon pesha e fajit. Nazan sheh shenjën e gjakut në këmishën e Serkanit dhe i kërkon llogari. Serkan e gënjen duke shpikur një histori. Nazan telefonon Gynejin për t’u siguruar që Serkan po thotë të vërtetën. Gynej mbron Serkanin duke i thënë se ishin bashkë. Më vonë ai kërkon të dijë të vërtetën nga Serkani por ky i fundit nuk i tregon. Serkan zihet me Gynejin në shkollë. Një taksist gjen makinën e braktisur të Kemalit. Meral bëhet kurioze çfarë fshehin mikeshat e saj por nuk arrin dot të mësojë gjë. Songyl dyshon se Gynej e ka bërë shkrimin në oborrin e jetimores. Serkan ndihet fajtor dhe nuk e heq dot mendjen nga krimi që bënë./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here