Lule të Vetmuara/ Ejlyl merr një zarf nga Kemali

0
89

Defne, duke mos e durúar aspak gjendjen e várfër në shtëpi, shkon të qëndrojë tek Alejna. Zemra e saj bëhet të plásë teksa dëgjon Alejnën të flasë vetëm për rroba të reja, ndërrimin e orendive shtëpiake dhe shërbëtoret që enden në këmbët e saj. Nga mósushqyerja, Defne arrin të hajë në shtëpinë e Alejnës, edhe pse kjo e fundit nuk dó. Me të shkuar në shtëpi, i tregon Nazanit që Alejna është aq e pasur sa po ndërrojnë të gjithë gjërat e shtëpisë.

Me të dëgjuar këtë, Nazani mendon të shkojë në shtëpinë e Alejnës. Ajo i tregon nënës së Alejnës që gjendjen e ka shumë të keqe, aq sa detyrohen të flenë në tokë pasi nuk kanë se ku të flenë, ndaj i përgjérohet që t’ia dhurojë mobiliet e vjetra. Nëna e Alejnës pranon ndërsa Alejna vetë e merr këtë për bazë që të póshtërójë Defnenë në shkollë. Defne nuk është në dijeni se nga i ka marrë mobiliet nëna e saj por nuk e besón Alejnën.

Nga ana tjetër, Songyli vëren që Gyneji është distancuar me Serkanin, larg tyre. Ajo shkon menjëherë pranë tij dhe e dëgjon teksa ai rrëfen ndjenjat e tij që i vrásin ndërgjegjen. Gyneji ka nevojë të dijë që nga thellësia e shpirtit, Songyli nuk e shikon atë si fajtór. Songyli i tregon se jo vetëm që nuk e shikon si fajtór, por kërkon nga ai që të jetë më pranë saj se asnjëherë pasi tashmë vetëm ai i ka mbetur në jetë. Të përqafuar, ato pajtohen dhe rikthehen në shtëpi.

Ndërsa Ejlyli, do marrë një tjetër shenjë nga Kemali. Kësaj rradhe, tepër të fríkshme. Brenda një zarfi, ai i ka dërguar fisa nga flokët e Byshrës, duke e bërë të kuptojë që ka në dorë t’i bëjë çdo gjë. Së bashku me flokët, ka edhe një letër, ku ai e fajësón Ejlylin për çdo gjë që mùnd t’i ndodhë Byshrës që në atë moment e tutje. Këtë letër, Ejlyli e dorëzón në kómísariat, të cilët pretendojnë të zbulójnë një bashkëpunëtor të Kemalit ndërmjet shénjave të gishtave.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here