Lushnje/ Rrihte babain, në pranga 34-vjeçari

0
5

Është arrestuar në kushtet e flagrancës një 34-vjeçar nga fshati Krutje, në Lushnje dhe sipas Policisë, ushtronte dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale A.R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E.R, 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here