Macron telefonon Putin-in: Kemi analizat, Navalny u helmua me Novichok, të hidhet dritë mbi tentativën e vrasjes

0
65

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka telefonuar Presidentin rus Vladimir Putin për t’i konfirmuar se është provuar tashmë që lideri opozitar rus, Alexei Navalny u helmua me Novichok në një tentativë për vrasje.

Së fundmi dy laboratorë, në Francë dhe Suedi rikonfirmuan dhe dolën në konkluzionin se vërtet Navalny, ashtu siç thoshte dhe spitali në Berlin ku po kurohet, është helmuar me një agjent nervor në Siberi.

Macron i ka bërë thirrje Putinit të hedhë dritë mbi këtë tentativë vrasjeje në Rusi. Duket se ky rast a goditur rëndë marrëdhëniet Moskë- Paris. Për një kohë u duk se dy shtetet kishin përmirësuar raportet, por tashmë mjaftoi një helmim që ato të thyhen.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here