Një makinë ka rënë në ujërat e lumit Drin në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Makina e tipit “Ford Focus” po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës kur drejtuesi ka humbur kontrollin. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Bahçallekut, në hyrje të qytetit.
Dyshohet se dy persona janë brenda makinës, por policia nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me ngjarjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe polumbarët e FNSH-së të cilët po punojnë për nxjerrjen e personave.