Makina përplas motorin në Sarandë, dërgohen me urgjencë në spital drejtuesit e tyre

0
17

SARANDË

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës.

Gazetarja Shpesa Dine, raporton për “BalkanWeb”, se një makinë është përplasur me një motoçikletë në lagjen nr. 3 në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit dhe i mjetit, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Dy të lënduarit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Sarandës, nga ku raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here