Mallra kontrabandë, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 7 persona në Tiranë, policia jep detajet

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçaren J.Dh dhe 29-vjeçaren G.P., ër veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin J. T., 36 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Tiranë

Goditet një rast i tregtimit të mallrave kontrabandë, arrestohen në flagrancë 2 shtetase.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetaset J. Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin J. T., 36 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa dyer alumini në banesën e shtetasit E. Z.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 23 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka prekur lehtë me mjet një shtetase të mitur, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here