Manastirliu bën ‘parashikimin’: Jemi në javën e tretë, kurba e të prekurve me COVID-19 do të rritet

0
5

“Jemi në javën e tretë, kurba do të rritet. Masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por rreth datës 30.”.

Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një raportimi, bashke me disa prej kolegëve të saj, në një lidhje skype me kryeministrin Edi Rama. Ajo theksoi se sipas parashikimeve të eksperteve, numri i të prekurve sa vjen e po dyfishohet.

“Sa i takon numrit të testimeve, numri i tyre nuk është në dëshirën e askujt. Të gjitha testet që realizon në strukturat tona, realizohen në bazë të rekomandimit të OBSH. Ne testojmë, testojmë të dyshuarit që kanë nevojë që të binden nëse janë të prekur nga koronavirus. Ne kemi bërë testime aq sa nevoja ka pasur. Në javën e tretë të kësaj situate, që kërkon testime për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, është i rëndësishëm që të bëhet, pasi kapim persona me problematika të shprehura. Ne shkojmë dhe një hap më tepër, te kontaktet e afërta. Jemi në javën e tretë, kurba do të rritet. Masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por rreth datës 30. Kjo është çfarë ekspertët thonë. Janë duke punuar disa modele. Duke u ndalur tek projeksionet, është se kemi rritur bazën e testimeve për të shkëputur zinxhirin e infeksionit dhe për të izoluar rastet. Sot ne kemi një shoqëri të izoluar në funksion të ndërprerjes së infeksionit të COVID. Efektet e tyre ndoshta nuk shihen në javën e tertë. Ne ditë pas dite jemi duke u rritur. Sot kemi 23 raste të reja në 24 orëshin e fundit. Pra ne rritemi në një lloj progresioni. Është më se e frikshme rritja e rasteve të COVID-19. Ka lajme të mira dhe ato na bëjnë më shumë besimplotë, s’e sistemi shëndetësor i ynë po përballon fluksin. Janë 73 pacientë të shtruar në shërbimin Infektiv. Këtë orë kanë lënë spitalin 4 qytetarë, të cilët kanë rezultuar të shëruar. Ky infeksion mund të mundet. Ka raste që shkojnë në fatalitet, si 5 rastet e vdekjeve. Edhe me këtë rritje, ne arrijmë ta përballojmë. Por masat që kemi ndërmarrë duhet të zbatohen. Ne pandemi të gjithë janë të dyshuar. Të gjithë duhet të ruhen.
/BW/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here