Manastirliu: Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ndër investimet më të rëndësishme

0

Në spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, vijon puna për ndërtimin e tij.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për investimin më të rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ku vijon puna për finalizimin e një prej investimeve më të rëndësishme të shëndetësisë në dekadat e fundit, për të garantuar një standard krejt të ri shërbimi mjekësor për qytetarët”, shprehet Manastirliu.

Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT do të jetë gati brenda vitit. Ai do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë dhe pjesë e tij do të jenë edhe 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë.

Ky është një spital me sipërfaqe 26700 m2. Urgjenca aktuale do transferohet në këto mjedise. Spitali do të përfshijë repartet e hemodinamikës që sot janë në godina të ndryshme. Po ashtu, krijohen mjedise për triazhimin dhe shërbime të ndara. Spitali do ketë 317 shtretër dhe gjithashtu edhe një spital ditor me 60 shtretër./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here