Manjani për kryebashkiakun e Bulqizës: Qeveria ta shkarkojë në sekondë

0
5

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se video ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë është shokues.

Manjani u shpreh se Alla duhet të shkarkohet në sekondë, kurse ka shtuar se ai nuk mund të shërbejë më me këtë fytyrë, me “surratin e mallit”.

“Lefter Alla nuk mund të jetë më kryetar bashkie dhe të kuptojë situatën. Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Ligjërisht është diskutim tjetër, por nga ana morale nuk mund të jetë më në krye të Bashkisë Bulqizë. Nuk di nëse ka shkelje ligjore apo jo, por është video shokuese. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt droge.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here