Maqedoni e Veriut, 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19

0

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 386 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 529 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 194.231, prej të cilëve 176.807 pacientë tashmë janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 6.799 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 10.625.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.314.953 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.791 teste të kryera brenda ditës së fundit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here