Maqedoni e Veriut, 454 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19

0

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 454 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 9 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 190.915, ndërsa ai i viktimave në 6.646

Vendi po ashtu ka regjistruar 308 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 172.179 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin testuar pozitiv ndaj virusit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.090.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.286.091 teste të dyshuar për COVID-19, përfshirë 3.512 teste të kryera brenda ditës së fundit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here