Maqedoni e Veriut, 572 raste dhe 30 viktima nga COVID-19

0

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 572 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në184.277, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.307, me 30 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 694 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 165.077.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.893.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.229.600 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.551 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here