Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19

0
19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) nëntë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 150 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.906, numri i të shëruarve në 2.236, ndërsa numri i viktimave në 277. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.393.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 30 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.086 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 57.895./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here