Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 176 raste të reja me COVID-19

0
10

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) nëntë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 176 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.080, numri i të shëruarve në 2.315, ndërsa numri i viktimave në 286. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.479.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 80 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 58.765.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here