Maqedoni, nga 1 shtatori administrata me orar të ri të punës

0
2

Maqedoni, nga 1 shtatori administrata me orar të ri të punës

Qeveria e Maqedonisë në seancën të mbajtur të martën, vendosi të miratojë një orar fleksibil të punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe në institucione të caktuara, si dhe punë me dy ndërrime.

Siç informoi ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski, vendimi i miratuar do të filloijë të zbtohet nga 1 shtatori dhe me të, përcaktohet që orari i punës të fillojë në intervalin kohor 7:30 – 8:30, ndërsa fundi i orarit të jetë 15:30 – 16:30, respektivisht tetë orë pune.

Ministri Mançevski tha se vendimi i fundit përfshinë edhe punën me dy ndërrime në disa institucione të caktuara, siç janë Drejtoria e të Hyrave Publike, Drejtoria e Doganave, Zyra për Punë Civile, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe njësitet e saj në qytete dhe komuna.

Orari i punës në këto institucione do të jetë 7:00 – 14:30 dhe 14:00 – 21:30, ndërsa do të punohet edhe e shtuna e parë e muajit me orar 8:00 – 16:00.

Mançevski ka theksuar se ky vendim është marrë pas konsultave me qytetarët dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe me sindikatat.

Kjo është një nga masat që qeveria do t’i marrë në mënyrë që të mundësojë kushte më të mira për të punësuarit në administratën publike. 

Gjithashtu, me këtë masë ne duam t’u dalim në ndihmë prindërve të cilët fillojnë punën në orar të ndryshëm.

“Presim që kjo masë të kontribuojë në zbutjen e tollovisë në trafik, veçanërisht në qytetet e mëdha, që krijohet para dhe pas kohës së punës”, tha Mançevski.AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here