Maqedoni/ QMK: Rreth 200 raportime për dëme nga lëkundjet në Ohër

0
3

QMK: Rreth 200 raportime për dëme nga lëkundjet në Ohër

Rreth 200 raportime për dëme nga seria e tërmeteve në rajonin e Ohrit dhe Prespës ka pasur gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në nurmin e telefonit për thirrje urgjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Dëmet më shpesh të lajmëruara janë për oxhaqe të shembura, plasaritje dhe zhvendosje të mureve ndarëse dhe dëme tjera sipërfaqësore.

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi sot se është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Shtabit rajonal për menaxhim me kriza në Ohër, në të cilën është marrë vendim që të vazhdohet me kontrollin e objekteve lidhur me sigurinë e konstruktivitetit, të jepen udhëzime dhe kahe për veprim të qytetarëve gjatë situatave të tilla.

“Apelojmë qytetarët që të jenë të qetë, të mos krijohet panik që do të shkaktonte sjellje destruktive nga individë, të mos bien pre e zërave dhe spekulimeve për evakuim eventual dhe të ndiqen rekomandimet dhe kahet e dhëna nga institucionet kompetente”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Ndryshe, për nesër është caktuar seancë e Shtabit kryesor në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në të cilën do të debatohet për gjendjen momentale me serinë e tërmeteve.

Nga 18 qershori deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 dridhje. Tërmeti më i fuqishëm ishte dje në mesditë me magnitudë prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit, që shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa u paraqiten edhe dëme të vogla materiale.AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here