Maqedonia e Veriut siguron vaksinën e COVID-19 nëpërmjet Polonisë, Ministri i Shëndetësisë: Do të jetë falas për qytetarët

0

Maqedonia e Veriut ka arritur që të sigurojë vaksinën duke e përfituar nëpërmjet Polonisë që është një vend i BE.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se është nënshkruar marrëveshja pas ofertës së ambasadorit polak dhe Polonia vaksinat që do marrë një pjesë do ia shesë Maqedonisë së Veriut.
Filipçe siguron se për blerjen e vaksinave do të angazhohet buxheti i qeverisë dhe se ajo do të jepet falas për qytetarët.

BE ka porositur fillimisht 400 milionë vaksina nga kompania prodhuese farmaceutike AstraZeneca. Pritet që furnizimi të fillojë në fund të vitit 2020 pasi vaksina është në fazat e fundit të testimit. Vaksina të cilën BE shpreson ta përdorë e ka krijuar Universiteti i Oksfordit dhe ka filluar provat në korrik.

Kujtojmë se kreu i PD Basha kërkoi dje nga qeveria që të sigurohen urgjent fondet për sigurimin e vaksinës, si dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër COVID-19 sapo vaksina e re të jetë gati.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here