Masakër në një spital, të paktën 6 persona humbin jetën

0
3

Gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat me armë në një spital në Republikën Çeke, tha ministri i Shëndetësisë i vendit. Sulmi ndodhi në qytetin e Ostrava rreth orës 7.19 të mëngjesit me orën lokale.

Policia është ende duke ndjekur aksionin me armë për kapjen e autorit/rëve, njoftohet në Twiter-in zyrtar të Policisë, dhe kanë filluar të forcojnë sigurinë në të gjithë vendin si përgjigje të sulmit.

Ata postuan një imazh të një burri të bardhë me flokë të shkurtër, të veshur me një xhaketë të kuqe, por më vonë thanë se imazhi tregonte  “një dëshmitar të rëndësishëm të ngjarjes”. “Për momentin ne jemi duke punuar në një version tjetër dhe po kërkojmë një person tjetër,” shtuan ata duke sqaruar se personi në foto nuk është autori i krimit

Oficerët kërkuan ndihmën e publikut në gjurmimin e autorëve, por bënë thirrje për  “kujdes maksimal” pasi mund të paraqiste rrezikshmëri.

“Tani jemi duke forcuar mbikëqyrjen dhe i kërkojmë publikut durim. I kërkojmë gjithashtu ndihmë për gjetjen e të dyshuarit të mundshëm”, thanë autoritetet në një deklaratë, transmeton Faxweb.al.

Oficerët mbërritën në spital pesë minuta pas raporteve të para për të shtëna me armë zjarri, tha policia.

Andrej Babis, kryeministri i vendit, i tha televizionit publik Çek se të shtënat kishin ndodhur në një dhomë pritjeje.

Ostrava, në verilindje të Republikës Çeke ndodhet pranë kufirit me Poloninë dhe ka një popullsi prej rreth 290,000 banorësh./faxweb

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here