VIDEO/ Masakrat e YPG/PKK, videoja qe Erdogan i tregoi Trump-it gjatë vizitës zyrtare

0
4

Shefi i komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun në llogarinë e tij në rrjetet sociale postoi videon që presidenti Recep Tayyip Erdoğan i tregoi gjatë vizitës së tij në Washington presidentit Donald Trump dhe senatorëve amerikanë.

“Kjo është video që presidenti Erdoğan paraqiti që ta shohin presidenti Trump dhe senatorët amerikanë gjatë takimit dje në Shtëpinë e Bardhë. Në video shpjegohen me detaje masakrat që ka kryer terroristi me emrin e koduar ‘Mazlum Kobani'”, ka thënë Altun në postimin e tij në Twitter lidhur me videon.

Në videon që Altun ka postuar me titra në anglisht paraqiten shembuj të masakrave që ka kryer terroristi Ferhat Abdi Şahin me emrin e koduar “Mazlum Kobani” që është një nga krerët e organizatës terroriste YPG/PKK e cila qëndron pas sulmeve terroriste të ndërmarra vitet e fundit në Ayn el-Arab (Kobani)./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here