Mashtrimi i Andit me BE-në në titull

0

Malik Hasa

Ashtu si në Turqi dhe në shumë vende të botës edhe në Shqipëri u mbajt një ceremoni modeste me rastin e 5 vjetorit të tentativës së grushtit të shtetit të ndodhur më 15 korrik 2016 në Turqi nga militantë të organizatës terroriste FETO, të cilët ishin infiltruar në ushtrinë e këtij vendi.

Më kujtohet shumë mirë ajo natë, me gjithë detajet e saj, pasi isha drejtues i Anadolu Agency në Shqipëri dhe kujtoj gjithashtu Andin dhe shumë kolegë të tij të mbështetur nga organizata FETO në Shqipëri. Të ngratët në fillim nisën të hidhnin valle pasi padronët e tyre gjoja më në fund po vinin në pushtet edhe pse këtë ardhje do e realizonin me armë, dhunë e forcë, e jo me demokraci dhe me vullnetin e lirë të popullit… Me euforizmin e disa orëve nisën të hedhin parulla në print, në mbështetje të tentativës së grushtit të shtetit, e cila përfundoi me një disfatë totale, mirëpo të nesërmen i gjithë gëzimi dhe festimi nuk ishte gjë tjetër veçse një dështim dhe zhgënjim në sytë e tyre. Pikëllimi i ‘gazetarëve’ pro organizatës terroriste FETO arriti kulmin në orën nëntë të 16 korrikut, ku befasisht u fshinë të gjitha lajmet që ishin hedhur gjatë natës dhe nisi një sulm mediatik kundër një qeverie të zgjedhur me anë të votës popullore…

Ç’është e drejta kam aq shumë për të folur në këtë temë, por po e lë me kaq dhe ti rikthehem pak lajmit të Andit, ashtu si shumë lajme të tjerë nga llumi i atyre që fatkeqësisht kanë hipotekuar zemrën ose portofolin e tyre tek padronët pro FETO-s.

Është e zakonshme që kur ka një deklaratë kundër FETO-s në Shqipëri menjëherë ngrihen disa, të cilët fatmirësisht e nxjerrin kokën e tyre dhe hedhin baltë mbi Turqinë, Erdoğan-in apo marrëdhëniet mes dy vendeve, në këtë mënyrë dhe demaskojnë veten hapur para opinionit publik duke vërtetuar për çdo herë se nuk janë të aftë të mendojnë, të shkruajnë dhe të flasin objektivisht kur bëhet fjalë për para, pasi për ta është paraja ajo që cakton se ç’anë do të mbajnë në çdo çështje, duke lënë kështu ndërgjegjen dhe britmat e realitetit të heshtin në mendjet dhe zemrat e tyre.

Nuk habitem me përdorimin e fjalës BE në titull pasi të flasësh për një temë kaq naive kërkon një mbulim dinjitoz si ‘të drejtat e njeriut’, ‘integrimi në BE’, etj, po nuk mund të lë pa pyetur këtë, ‘Meqë Andi dhe shokët e tij janë kaq të interesuar për ‘demokracinë’ në Turqi, ku ishin ata kur atje vriteshin qindra njerëz të pafajshëm? Pse nuk nxorrën zë për të përkrahur demokracinë dhe vlerat e tyre aq të larta sa kur duan i ngrijnë në piedestal e kur duan i nëpërkëmbin?

Kur Erdoğan-i ishte përkrah Sali Berishës në prag zgjedhjesh ishte alenacë, kur ju punësuat punonjës turqishtfolës me qëllim ndjekjen zhvillimeve atje hap pas hapi Turqia ishte e mirë dhe tani që hipoteka juaj nuk është me ta, është e keqe

Loja e fjalëve me ‘neo-otomanizëm’, ‘burgosjen e gazetarëve’, apo dhe urdhri nga Pensilvania për të përdorur kartën se ‘shtetet perëndimore nuk e shohin si organizatë terroriste’ janë të vjetra shoku Andi.

Videot e plota të filmuara në ceremoni dhe të servirura posaçërisht për t’iu informuar mbi atë që do të shkruani janë po aq të rëndomta sa edhe loja që përdor se gjoja disa shkolla kanë ndryshuar pronarë, kur ‘pronarët’ e tyre të rinj janë po të njëjtët, kapni majat me absurditetin se gjoja Ankaraja ka ndikuar që biznesmenë të lidhur me ta janë penguar të marrin pjesë në tendera… I dashur Andi, oligarkë shumë pranë teje të cilët akuzohen me lidhjet e tyre me FETO-n akuzohen gjithashtu edhe për marrje tenderash pa hyrë fare në garë.

Ajo që ju nxjerr juve më ‘cullak’ se çdo gjë tjetër në fakt është pika ku citoni komisionerin e OKB-së apo ekstradimin e Harun Çelikut, fakte këto që përdoren gjerësisht nga të gjithë rrethi të cilët kanë zemrën dhe portofolin e hipotekuar tek FETO.

Përtej diellit që ju mundoheni ta mbuloni me shoshën e gylenistëve Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë militant të FETO-s pasi shtetasi Harun Çelik u kap me pasaportë dhe letra false dhe si i tillë ekstradimi ishte i natyrshëm dhe s’kishte të bënte me FETO-n.

Përmendja e tepërt e Erdoğan-it në shkrimin dhe shkrimet tuaja të porositura nuk janë gjë tjetër vetëm se servilizëm për ata që të gjenden pranë jush dhe ju paguajnë, por nuk duhet të harrojmë dy fakte: I pari është se Turqia e Erdoğan-it prej 2002-shit ka bërë dhe vazhdon të bëjë reforma me shpresën se një ditë Europa do ta pranojë në gjirin e saj, por pritja e stërmundimshme e ka lodhur Turqinë në këtë rrugë. I dyti dhe më e rëndësishmi është se asnjë vend europian dhe demokracidashës nuk na ofroi ndihmë konkrete më shumë se sa Turqia kur shteti dhe populli ynë kishte nevojë, përjashto këtu mbështetjet nën siglën e ‘demokracisë’ për ndryshimin e ligjeve për mbrojtjen e LGBT-së…

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here