Mbështetësit e PKK-së terroriste sulmojnë një student turk në Britani

0
1

Një student turk është sulmuar në Leeds nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK pasi tha se Turqia nuk ka problem me kurdët, por me PKK-në, raporton Anadolu Agency (AA).

Eren B. për AA tha se mbështetësit po përhapnin propagandë rreth Turqisë dhe se i është afruar stendës së tyre pasi ata po keqinformonin njerëzit.

“Ne nuk kemi asnjë problem me kurdët. Ne luftojmë kundër PKK-së”, u tha Eren atyre.

“Pasi fola, njëri prej tyre më tha se ai ishte PKK dhe i thirri të tjerët. Përderisa njëri prej tyre më mbante, të tjerët më godisnin në kokë. Ata hodhën telefonin tim që të mos mund t’i inçizoj. Ishin 5 persona”, tha Eren.

Ai tha se është ankuar në polici pasi është goditur rreth 20-30 herë.

Eren nuk beson se policia do të ndërmarrë diçka rreth kësaj por shtoi se do të mbrojë Turqinë çdo herë.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Londër, Çınar Ergin, tha se qeveria mbështet Erenin dhe se do ta ndjekin çështjen.

Eren u mbështet edhe në mediat sociale me hashtagun #PkkYpgTerrorinEngland./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here