“Mbi 1 mijë të moshuar bënë ndërhyrje në sy e lente falas”, Manastirliu: Sistemi shëndetësor vijon punën pa ndërprerje

0
21

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ pohoi se pavarësisht situatës me COVID, sistemi shëndetësor vijon punën pa ndërprerje.

Sipas saj, më shumë se 1 mijë të moshuar e kanë përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet falas në gjysmën e parë të vitit. Ajo tha se nga janari i vitit të kaluar kur nisi ofrimi i këtij shërbimi falas, 3,837 qytetarë kryen vendosjen e lentes falas në Tiranë dhe në disa spitale rajonale.

“Pavarësisht situatës së shkaktuar nga #COVID19, sistemi shëndetësor #vijon pa ndërprerje ofrimin e ndërhyrjeve dhe shërbimeve shëndetësore për pacientët ✅
👀 Më shumë se 1 mijë të moshuar e kanë përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet #falas në gjysmën e parë të vitit ✅
Nga Janari 2019 kur nisi ofrimi i këtij shërbimi #falas, janë 3,837 qytetarë që kryen vendosjen e lentes falas në Tiranë dhe në disa spitale rajonale ✅
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastirliu.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here