Mbi 120 autoambulanca në terren për t’iu përgjigjur thirrjeve të emergjencave

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se më shumë 120 autoambulanca janë në të gjithë territorin e vendit për t’iu përgjigjur thirrjeve të emergjencave.

Gjatë vizitës në Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Manastirliu zhvilloi një bisedë online me shtabin e strukturave shëndetësore të veriut, për të koordinuar veprimet në territor në përgjigje të emergjencave të mundshme shëndetësore, si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet e shumta në veri të vendit.

Manastriliu tha se “kemi edhe forca të shtuara në Qendrës Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ku nëse kemi raste të rritjes së misioneve që duhet të dalin në terren”.

“Në këto 48 orë kemi qenë në gatishmëri, gjithë struktura e sistemit shëndetësor, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, më bashkitë, prefekturat, për të gjithë strukturat e angazhuara, të ministrisë së linjës, të cilat kanë qenë në terren, për të mbështetur me të gjitha ato që kemi në dispozicion qytetarë e familje që mund të kemi pasur problematika, por mbi të gjitha për të qenë në gatishmëri për çdo eventualitet dhe për problematikën që ka lindur dhe mund të lindi nga reshjet që kanë rënë në 48 orët e fundit”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “jemi në gatishmëri të plotë dhe kemi një panoramë shumë të saktë të lëvizjes së strukturave të emergjencës, autoambulancat që janë në terren. Ka pasur shtim të fluksit të telefonatave edhe sa i përket informacioneve që qytetarët kanë dashur të marrin lidhur me strukturat e policisë së shtetit, të emergjencave civile, duke shfrytëzuar numrin unik 127, por edhe për emergjencat shëndetësore”./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here