Mbi 29 milionë të huaj vizituan Türkiye-n për 8 muaj

0

Numri i të huajve që kanë vizituar Türkiye-n për 8 muaj është rritur për 108.48 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka arritur në 29.334.652.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit publikoi të dhënat për numrin e vizitorëve nga janari deri në gusht të këtij viti.

Türkiye-n këtë vit e vizituan 32.500.190 persona. Numri i të huajve që kanë vizituar vendin është rritur me 108.48 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka arritur në 29.334.652.

Shumica e të huajve kanë ardhur nga Gjermania (3.850.816, një rritje prej 105.73 për qind), Rusia (3.003.836, rritje prej 22.8 për qind) dhe Britania e Madhe (2.360.404). Pasojnë Irani dhe Bullgaria.

Në muajin gusht, numri i të huajve u rrit me 52.32 për qind dhe arriti në 6.304.443.

Në gusht, më së shumti të huaj kanë ardhur nga Gjermania (858.265), Rusia (806.505) dhe Britania e Madhe (550.156)./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here