Mbi 7 mijë raste në ditë me COVID/ Nga vaksinimi i detyrueshëm te moslejimi në disa ambiente të të pa vaksinuarave, ja masat që pritet të merren në Greqi

0

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë ndërmarrë masa të reja për të frenuar përhapjen e virusit, që ditët e fundit është përhapur së tepërmi në vendin fqinj.

Në këtë kuadër, qeveria po shqyrton opsionet që ka për të vepruar për të ndalur valën e katërt të pandemisë . Synimi është që rënia e kurbës epidemiologjike të jetë i dukshëm deri në Krishtlindje. Në këtë kuadër, shkencëtarët po bëjnë thirrje për masa drastike për të dalë nga rrethi mbytës i pandemisë.

Duke qenë se janë shënuar diku te 7.300 raste në ditore, autoritetet po mendojnë forcimin e masave. Vaksinimi pritet të bëhet i detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç. Filozofia e autoriteteve është e qartë, sigurim të vaksinave, frenim i rasteve të reja dhe më shumë kontrolle epidemiologjike. Një tjetër masë që pritet të merret është moslejimi i pa vaksinuarve në ambiente si supermarketet, lokalet etj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here