Grupit Parlamentar i PD, ku vendosi të mbështesë kërkesat e Organeve të vetingut si i kanë paraqitur.
“Ka nisur puna dhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore. Importi i mbetjeve, do kërkohet llogari për vonesat për diskutimin e dekretit të presidentit. PD do paraqesë amendament për miratimin e kërkesave të organeve të vettingut. Grupi i PD vendosi që në seancë kërkesat të miratohen ashtu siç i kanë paraqitur. Grupi i PD vendosi që në seancë të mbështesë kërkesat e organeve të vetingut”.
Pritet që seancën e të enjtes, PD të thërrasë në interpelancë ministrat e dikastereve kryesore, e paralajmëruar kjo që në fillim prej demokratëve. Ndër të cilët edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me problemet me Arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojnë dhe këtë vit.
Gjithashtu në PD ka nisur puna dhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore.