Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ndryshon vendi! Jo në Durrës por në Elbasan më 26 nëntor

0

Takimi i radhës i përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 nëntor në Elbasan, ndryshe nga siç ishte parashikuar në Durrës.

Ka qenë ministrja e Jashtme Olta Xhacka e cila një muaj më parë njoftoi se ishte parashikuar se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë të bëhet javën e fundit të nëntorit në Durrës.

Ajo tha se në këtë mbledhje do të bëhet një rikalim i 86 marrëveshjeve të lidhura deri më tani mes dy vendeve dhe të fokusohemi në fushat e tjera të bashkëpunimit. Xhaçka tha se të ngrihet një grup pune për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet e reja që do të bëhen në të ardhmen.

“Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që do të bëhet në javën e fundit të nëntorit në Javën e Flamurit, e 7 në radhë e përbashkët, që do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të kaluara deri tani, bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura gjatë takimeve të përbashkëta janë zhvilluar deri tani. Qëllimi është të çojmë para këtë proces për t’i dhënë një shtysë të re të gjitha marrëveshjeve dhe për të identifikuar fusha të reja bashkëpunimi. Në mbledhjen e dy qeverive do të preken fushat e ekonomisë, diplomacisë, drejtësisë, shkenca e kultura. Dy ministritë e jashtme, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë vendosur krijimin e një grupi pune të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet në të ardhmen”, tha Xhaçka

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here