Mbledhja e radhës e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë mbahet në Korçë

0

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim zv. kryeministrin e Kosovës, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm, Behxhet Pacolli.

Rama shkruan se është rënë dakord që mbledhja e ardhshme mes dy qeverive të mbahet në Korçë më 27 nëntor, ndërsa më 28 do të vijojë në Vlorë për festën e flamurit.

Pacolli ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit, duke nisur me Presidentin Ilir Meta, ministrin e Evropës, Ditmir Bushati dhe së fundmi me kryeministrin Edi Rama.

“Me ZvKm&Ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive. Korçë 27 nëntor??28 në Vlorë për flamurin????”,- shkruan ai.

MBLEDHJA E PARE E DY QEVERIVE
Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive të dy shteteve shqiptare në Ballkan, Shqipërisë dhe Kosovës u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014. Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan atë si fillimin e një faze të re. Pika kryesore e këtij takimi ishte ngritja e një fondi për Luginën e Preshevës. Paratë e këtij fondi shkuan për ndërtimin e një materniteti dhe një shkolle në Preshevë. Ndonëse e parashikuar të zhvillohej në muajin nëntor të vitit 2014, për shkak të zgjedhjeve lokale në Kosovë mbledhja u shty.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here