Mbyllen shkollat, ikën me gomone/ “Dailymail” reportazh në Cërrik, “qyteti është boshatisur”

0

Komunitete të tëra po kthehen në qytete fantazmë sepse të rinjtë më mirë pranojnë të rrezikojnë e shkojnë me gomonë Angli se sa të jetojnë në vendin e tyre zhytur në korrupsion”, shkruan David Jones.

Për ta ilustruar këtë, “Daily Mail” ka udhëtuar në qytetin e Cërrikut për të cilin shkruan se tashmë është boshatisur.

Nuk janë vetëm ata me edukim të ulët apo punëtorë të pakualikuar të cilët po largohen nga Shqipëria shkruan Daily Mail duke theksuar se Shqipëria është duke humbur edhe atë që njihet si truri shoqërisë sikurse janë doktorët, mësuesit, bankierët dhe njerëz nga shtresa e mesme.

Duke cituar autoritetet lokale të arsimit në Cërrik, kjo gazetë anglez thotë se ky qytet këtë vit ka 272 nxënës më pak dhe se dy shkolla janë mbyllur.

Situata e njëjtë edhe në shkollën e mesme Tomorr Sinani e cila mund të akomodojë 430 nxënës por kanë mbetur vetëm 150.

Janë 3000 mjekë e infermierë shqiptarë shkruan “Daily Mail”, të cilët kanë emigruar në gjermani përmes një skeme rekrutimi. Një skemë e ngjashme mund të përdoret edhe nga shërbimi shëndetësor anglez NHS nëse thjeshtësohen procedurat.

Nëse kjo ndodh Shqipëria do të humbë e Anglia përfitojë.

“Nëse Shqipëria nuk e ndal këtë, atëherë askush nuk do të mbetet për ta ndërtua prosperitetin e këtij vendi. Në të tilla kushte do të përballet me sheshe bosh të qyteteve të saj”, theksohet në fund të artikullit./TCH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here