“Më mori tokën, s’më dha lekët”! Zbardhet dëshmia e vrasësit të biznesmenit menjëherë pas arrestimit, ja dy pistat ku po heton policia

0
79

HIMARË

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se policia po heton në dy pista kryesore ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro me pesë plumba. Sipas gazetarit Mehmeti, një nga pistat është borxhi prej rreth 70 mijë euro që biznesmeni i ka pasur autorit, pasi ky i fundit i kishte mbuluar instalimet elektrike në një prej pallateve të tij, dhe që refuzonte t’ia jepte.

Ndërkohë, gazetari Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se në dëshminë e tij menjëherë pas arrestimit autori i vrasjes, 53-vjeçari Kliti Leka, ka pranuar krimin, duke thënë se e ka vrarë biznesmenin, pasi ai kishte ndërtuar një objekt në tokën e të afërmit të tij dhe për këtë arsye i detyrohej një sasi lekësh, të cilët 51-vjeçari nuk kishte pranuar t’ia jepte.

“Niko Goro po ndëron në tokën e të afërmit tim. Ai më ka marrë tokën dhe nuk më ka dhënë lekët”, mësohet të ketë thënë 53-vjeçari pas arrestimit.

Kjo është pista e dytë, ku po heton policia. Ndërkohë, ditën e sotme mësohet se ka pasur një debat mes autorit dhe viktimës, ku më pas Leka e ka qëlluar për vdekje biznesmenin, që është edhe i afërm i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Gjithashtu, mësohet se ka dhe një bashkëpunëtor të dytë në vrasje, ndërsa policia vijon kërkimet masive për kapjen e tij.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here