Meral hakmerret, Alejna pëson aksident, të hënën në “Lule të vetmuara”

0
30

Banu shkon në konvikt dhe i kërkon falje Kaderit. Kjo e fundit e ka kuptuar që Banu nuk e do aspak dhe i kërkon të largohet. Banu tenton të vrasë veten duke i dalë para makinave. Kader shpëton të ëmën dhe pajtohet me të. Kemal mëson nga Mesudja se Ejlyl nuk e ka pranuar që ai e ka ngacmuar seksualisht. Songyl ndihet fajtore për zjarrin në konvikt pasi nuk i dha për të ngrënë Gylxhanit. Konviktin e jetimores duan ta prishin. Neriman dhe Feride tronditen kur e mësojnë këtë. Meral i merr telefonin Defnes dhe publikon në rrjete sociale foton e Alejnas me fustan nate. Xhemre përpiqet të ndalojë Meralin por nuk ia arrin dot. Të gjithë në shkollë tallen me Alejnan. Alejna akuzon Defnen se e ka publikuar ajo foton. Defne akuzon Xhemren. Mes vajzave nis sherri . Xhemre merr thyerje disipline pa patur faj. Alejna largohet me vrap nga shkolla duke qarë dhe përplaset nga një makinë. Kemal dërgon ushqime në konvikt por Ejlyl nuk i pranon. Neriman dhe Feride e përzënë Kemalin nga konvikti dhe nuk e pranojnë ndihmën e tij. Kader takohet me të ëmën për një drekë dhe në të njëjtin restorant rastis edhe Gynej me babain e tij. Gynej habitet kur mëson se Kader ka një nënë ndërsa babai i tij njihet me Banun. Nga biseda mes tyre Kader mëson se babai i Gynejit nuk e pranon lidhjen e tij me Songylin. Kader detyrohet t’ja mbajë të fshehtë këtë Songylit për të mos e mërzitur. Defne mëson që Alejna ka bërë aksident dhe fajëson Xhemren./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here