Merkel: BE të mbajë fjalën për integrimin, në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje besimi

0

Kancelarja Angela Merkel tha se BE duhet të mbajë fjalën e saj në lidhje me procesin e Integrimit dhe hapjen e negociatave kur shikon që kushtet janë plotësuar, pasi në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje të besimit në vendet e tjera.

“BE do të duhej që nga njëra anë të thonë se cilat janë kushtet për tu përmbushur për nisjen e procesit të anëtarësimit dhe kemi thënë se çfarë duhet të ndryshojë në sistemin e drejtësisë. Ne kemi nevojë për miratimin e parlamentit dhe parlamenti im lexon me shumë imtësi raportet dhe shikon vendet, takohet me shoqërinë civile. Dhe në momentin që konstatohet se këto kushte janë përmbushur duhet mbajtur fjala pasi në të kundër sjella zhgënjim dhe thyerje të besimit”, tha Merkel

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here