Mes luftës dhe pasionit/ Sportistet e reja ukrainase, që stërviten në Elbasan

0

Atletja ukrainase Maria Strielets, 15 vjeçe, gjatë një seance stërvitore në stadiumin Elbasan Arena në Elbasan, 9 maj 2022.

Pasi u larguan nga lufta, një grup atletësh të rinj ukrainas, u zhvendosën në Shqipëri.

Mendjet e tyre aktualisht janë mes dy vendeve.

“Më mungon ushqimi i nënës sime dhe këshillat e gjyshes”, tha 17-vjeçarja Maria Lariva, e cila po stërvitet në Elbasan. “Më mungon trajneri im, stadiumi, qyteti im, shtëpia, vendi im, gjithçka.”

Lariva dhe shtatë atletë të tjerë adoleshente u evakuuan nga Bakhmut, një qytet në rajonin e Donetsk, – ku Rusia ka përqendruar aktualisht luftimet pas dështimit për të shtrirë në duart e saj të gjithë vendin, me qëllim pushtimin e kryeqytetit.

“Unë flas me familjen time çdo ditë. Shumë herë në ditë,” tha 17-vjeçari Valentyn Loboda, një atlete që stërvitet në kërcim së gjati në stadiumin e Elbasanit, që kur grupi i atleteve ukrainase mbërriti më 31 mars. “Ne flasim për atë se si po shkon në Ukrainë, si po shkon në Shqipëri”.

Tetë atletët po stërviten në “Sport Club Elbasani” me ndihmën e Komitetit Olimpik Shqiptar.

Largimi nga shtëpia ishte i vështirë dhe udhëtimi me tren ishte i rrezikshëm.

“[Të gjithë] u shtrinë, mbyllën dyert dhe dritaret për rreth 30 minuta nga frika se aeroplanët do të fluturonin shumë afër,” tha Lariva, duke përshkruar udhëtimin nga Kramatorsk në Dubno. Grupi më pas mori rrugën për në Lutsk përpara se të hynte në Poloni dhe të merrte avionin për në Shqipëri.

Atletët garojnë në sporte të ndryshme. Disa prej tyre synojnë të arrijnë kuotat për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës U20 që do të zhvillohet në Cali të Kolumbisë, në fillim të gushtit.

Lariva tha se ajo shpërthen në lot kur nëna e saj nuk u përgjigjet thirrjeve telefonike.

“Gjatë granatimeve nuk ka internet,” tha ajo.

Pavlo Zadorozhiy, një trajner 71-vjeçar, është i shqetësuar se kjo përvojë do të ndikojë në karrierën e mundshme të sportistëve të tij. Por ai tha se “jam më i shqetësuar për njerëzit që vdesin në vendin tim, fëmijët, kur shohin pamje të tmerrshme çdo ditë, shtëpi të rrënuara”.

Artin Kovaçi, kreu i klubit sportiv të Elbasanit, tha se miqtë përpiqen të plotësojnë “çdo kërkesë që kanë”, duke shtuar se një zyrtar i klubit i shoqëron sportistët pothuajse gjatë gjithë ditës.

Madje ka pasur një surprizë të këndshme kur kampioni i atletikës sonë, Izmir Smajlaj, shkoi në Elbasan për t’u takuar me Lobodën. Smajlaj fitoi medaljen e artë në kampionatin evropian 2017, në ambiente të mbyllura në Beograd.

“Ne ishim miq në Facebook,” tha Loboda. “Ishte fantastike që Izmiri, atleti i madh, erdhi të më takonte”.

Loboda ashtu si edhe atletet e tjera tha se shpreson të ketë një karrierë të suksesshme sportive dhe një ditë të kthehet në Ukrainë për të mësuar anglisht.

“Dua të kthehem sepse më mungon familja ime,” tha Loboda. “Shqipëria është një vend i mirë, por ne jemi ukrainas. Ne duam të kthehemi në shtëpinë tonë, te prindërit tanë.”/Liberale.al/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here