Mesazhet e Merkelit në vizitën lamtumirëse në Ballkan

0

Nga:Bayram POMAK

Angela Merkel e cila qëndroi 16 vite në krye të Gjermanisë, gjatë 13 dhe 14 Shtatorit të kaluar e realizoi vizitën lamtumirëse në Ballkan. Kjo zonjë e cila gjatë 13 Shtatorit ishte në Beograd dhe gjatë 14 Shtatorit ishte në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, dha mesazhe për politikën gjermane në Ballkan. Pas realizimit në Beograd të takimeve me Aleksandër Vuçiqin dhe OJQ-të, udhëtoi drejtë Tiranës. Në Tiranë, Merkel nuk u takua vetëm me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, por edhe me lidrët e rajonit. Aty u realizuan takime me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zoran Krivokapiq. Gjatë vizitës në Tiranë pati takime me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Këto shoqata, kryesisht janë prej atyre që i mbështet Gjermania.

Gjithsesi zgjedhja nga Merkel e këtyre dy kryeqyteteve ka kuptim në vete. Që nga Ish Jugosllavia e këndej, Beogradi ishte prej qendrave më të rëndësishme të rajonit. Në anën tjetër, raportet e Gjermanisë me Serbinë dhe raportet e Serbisë me shtetet e rajonit (Bosne Hercegovina dhe Mali i zi), janë prej faktorëve që e shtynë Merkelin ta vizitojë këtë shtet. Fakti se në Tiranë u takua me disa krerë shtetëror, kurse në Beograd vetëm me Vuçiqin, flet për atë se sa e rëndësishme është Serbia për gjermanët. Në anën tjetër, projekti “Ballkani i hapur” i cili doli nga “Procesi i Berlinit” që është prej projekteve më të rëndësishme të Gjermanisë në Ballkan, zbatohet i udhëhequr nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri shqiptarë Edi Rama.

Pas takimit të realizuar nga Merkel dhe Vuçiq më 13 Shtator, u mbajt konferenca për shtyp dhe u shpalosën çështjet që u shqyrtuan. Këto tema u përmblodhën në këtë mënyrë; Integrimi evropian, Politika e jashtme serbe, hapat konkret të Procesit të Berlinit dhe dialogu me Kosovën. Gjatë konferencës për media Vuçiq e hiperbolizoi Merkelin. Admirimin e shprehu duke folur për sukseset e saj si lidere dhe tha se pas saj për kohë të gjatë në Evropë nuk do të ketë liderë të tillë. Vuçiq mes tjerash tha se gjatë vitit 2014 derisa në Serbi në bizneset gjermane punonin vetëm 17000 serb, sot në bizneset gjermane punojnë 72000 të tillë. Mes tjerash u shpreh se vëllimi i tregtisë së bërë me gjermanët u trefishua dhe arriti në 7 miliard euro. Përmes kësaj gjithashtu thektsoi se për Serbinë, Gjermania është bashkëpunëtori më i madh i tregtisë së jashtmme. Më tej Vuçiq shtoi se në një kohë sa më të afërt do të nis ndërtimi i autobanit Nish-Prokuple-Prishtinë.

Gjatë fjalimit të saj, Merkel ju qas dialogut Kosovë-Serbi. Ajo u shpreh se zgjidhja e këtij problemi duhet të jetë njohja e Kosovës nga 5 shtetet evropiane që s’e kanë bërë ende këtë. Por tha se pa u zgjidhur të gjitha problemet, nuk e shoh të arsyeshme të flas për rezultatin dhe kështu e shpërfilli temën. Pas kësaj Vuçiq tha se ne jemi të vetëdijshëm se pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk do të mund të hyjmë në BE. Andaj asnjëherë s’jemi larguar nga tavolina. Merkel tregoi që është e interesuar për minierat e Litiumit në Serbi. Vuçiq u shpreh se me përkrahjen e Merkelit, arritëm t’i zgjidhim tri probleme të mëdha. E para është kriza e refugjatëve, kurse tjerat janë pandemia dhe kriza ekonomike, madje Vuçiq shtoi se derisa merreshim me këto probleme gjithnjë pranë nesh qëndroi Merkeli, gjë për të cilën ju falënderua.

Pas takimeve që i pati në Serbi, Merkel kaloi në Tiranë. Pasi që në atje fillimisht u takua me të zotin e shtëpisë, kryeministrin Edi Rama, mëpas e realizoi një konferencë për media.

Gjatë konferencës për media, sikurse Vuçiq edhe Edi Rama e hiperbolizoi Merkelin. Dy temat kryesore gjatë takimit të realizuar në mes të Ramës dhe Merkelit, ishin “Procesi i Berlinit” dhe “Ballkani i hapur”. Rama tha se sot rajoni është në gjendje shumë më të mirë në saje të “Procesit të Berlinit” që ishte iniciativë e Merkelit. Rama u shpreh se “Procesi i Berlinit” që nisi në vitin 2014 me iniciativën e Merkelit, për Ballkanin ka rëndësi jetike dhe se gjeneratat e ardhshme do ta diskutojnë si të tillë. Në të njëjtën mënyrë Rama theksoi se në saje të Gjermanisë, Serbia dhe Shqipëria ulen në të njëjtën tavolinë dhe mund ta diskutojnë të ardhmen e përbashkët. Duke u shprehur se sado që këto dy shtete të jenë në të njëjtën hapësirë, asnjëherë nuk kanë qenë kaq afër dhe se këtë ia kanë borxh Merkelit.

Gjatë konferencës për media të Ramës dhe Merkelit u rishfaqën përplasjet e Ramës me Kurtin. Është e qartë se ekzistojnë probleme në mes të dy liderëve, por askush s’priste që Rama të bënte hap para Merkelit. Për Kurtin i cili nuk e përkrah “Ballkanin e hapur” tha se po merret me teori komploti. Mes tjerash tha se ky projekt u shfaq në “Procesin e Berlinit” dhe se nuk është alternativë e BE-së. Rama e rikujtoi se gjatë vitit 2014 Merkeli në Gjermani liderëve të Ballkanit ju tha: “Ju nuk jeni anëtarë të BE-së, por ju jeni evropianë, andaj nuk keni nevojë të prisni që rajoni ta merr dukjen e Evropës, derisa të anëtarësoheni në BE, të punojmë për zhvillimin e infrastrukturës së Ballkanit.

Rama sërish tha se “Ballkani i hapur” është projekt që shpie në rrugë për BE dhe se nuk është alternativë e saj. Rama tha se Gjermania pret nga Ballkani që gjashtë shtete ta nënshkruajnë procesin në mënyrë që të ngritet “Tregu i përbashkët i Ballkanit”.

Gjatë takimeve që i realizoi në Tiranë, Merkel u takua me liderët tjerë të Ballkanit dhe Shoqatat e përkrahura nga Gjermania. Pasiqë Rama ju drejtua Kurtit dhe ky i fundit u takua me Merkel, Kryeministri i Kosovës dha deklaratë për media dhe u tregoi hapur që është kundër iniciativave rajonale. Kurti tregoi se projekti “Ballkani i hapur” nuk është në interes të Kosovës dhe se ky është kundër tij. Sipas tij, paqja në Ballkan nuk arrihet përmes kësi projektesh, por përmes zbatimit të ligjeve, demokratizimit, ballafaqimit me të kaluarën, kërkimfaljes dhe me reciprocitet për të drejtat e pakicave. Madje duke pyetur: “Pse ky projekt nuk është brenda BE-së?” shtoi se ky projekt në fakt është alternativë e BE-së. Madje Kurti pas takimit me Merkelin tha se fitoi përshtypje që“Procesi i Berlinit” dhe “Ballkani i hapur” pas saj do të vazhdojnë në mënyrë edhe më të fuqishme. Vizita e Merkelit në Ballkan,mbledhja e të gjithë liderëve dhe qasja e tyre ndaj saj, flasin për ndikimin e Gjermanisë në gadishull. Gjermania e cila përpiqet ta zbatojë “Procesin e Berlinit” të nisur në vitin 2014 dhe “Ballkanin e hapur” karakterizohet si shtet i rëndësishëm i cili e formatizon rajonin. Vajtja çdo vit në Gjermani e mijëra njerëzve nga Ballkani, hapja e kurseve të Gjermanishtes në mënyrë të vazhdueshme në shtetet e Ballkanit, hyrja e të rinjëve në radhë për ta mësuar gjermanishten, dizajnimi i rajonit nga Gjermania përmes projektit “Ballkani i hapur” tregon se e ardhmja e Ballkanit do të jetë e lidhur ngusht me Gjermaninë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here