Mesazhi i fortë i Ramës: Mos krijoni iluzione, nëse gjyqtarë e prokurorë të korruptuar s’shkojnë pas hekurave, s’do ndodhë dhe për zyrtarë të lartë

0
35

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të forta në drejtim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, teksa flet ende për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Gjatë një konference të nivelit të lartë anti-korrupsion, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi hapur teksa tha se askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë.

“Më vjen mirë që këtu flasim për korrupsionin bazuar në fakte. Në fakte të nxjerra në pah në mënyrë krejt të pavarur nga një organizatë e mirënjohur për integritetin për identifikimin e korrupsionit në të gjitha shtetet dhe vlerësimin e situatës. Padiskutuar që lufta ndaj korrupsionit është në thelb luftë për modernizimin e shtetit. Është alternativa e shtetit kur ai mungon në shërbim ndaj qytetarëve, kur është i padisponueshëm për të dhënë atë që secilit i takon. Dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi interesa të ndryshme private. Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim në aspektin e korrupsionit, s’është dallim mes popujve, gjenetik, por është dallim sistemi. Vendet e zhvilluara s’janë imune ndaj vendeve të korrupsionit. Pasi ai është si djalli që fle tek i gjalli. Është pjesë e jetës njerëzore. S’janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi njerëzit. Shqipëria është ende në një proces rritjeje, ende një shtet demokrat shumë i ri. Janë shumë në jetën e një njeriu, 30 vite në procesin e shtet-ndërtimit. Reforma në drejtësi është një moment kyç. E tërë kjo është një garanci për të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtu nis e ardhmja e një shteti tjetër, që nesër do të jetë imun. nëse shohim sot panoramën e aktualitetit në drejtësi, ajo është dinamike dhe ka shumë të bardhë e shumë të zezë. E bardha është theksuar dhe e zeza është theksuar. Ka shumë shpresë dhe shumë arsye për trishtim. E bardha do të shkojë drejt zgjerimit, e zeza drejt zvogëlimit. Ndërkohë është e domosdoshme të vendoset theksoi sipas mese teksa vettingu bën kërdinë e duhur mbi të gjithë gjërat e akumuluara ndër vite. Askush mos të ketë asnjë iluzion, s’do të ketë goditje në nivelet e larta, nëse s’do të ketë goditje në nivelet e larta të drejtësisë. S’do të shkojnë pas hekurave, mos të kemi asnjë iluzion se do të ndodh me zyrtarë të lartë. Tani qe po flasim, jam i bindur qe, gjykatës dhe prokurorë, janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh ku jepen vendime katastrofike të përmasave ku nuk kanë ndodhur para vettingut, në cënim të pronës, publike e private, me idenë se nuk e kalojmë vettingun. Ndaj është koha të bëjmë gjithçka që ata mos të dalin nga kjo pjesë e jetës me një thes me para. S’do të shkojmë para drejtësisë e s’do bëhemi shembull, atëherë do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. Kjo është premisa ku duhet te fokusohet e gjithe “, tha Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here