Mësim në auditore apo online, Rektori i UT Hoxha: Po diskutohen të dyja mundësitë, të përgatitemi për çdo rast! 75% e stafit të vaksinuar, ftoj edhe studentët

0

Ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e universiteteve por as një vendim për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi, pasi po diskutohen të dyja mundësitë, online dhe në auditore. Kështu deklaroi Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha i cili tha se vendimi për mënyrën si do zhvillohet mësimi pritet të vendoset nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por theksoi se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

“Kjo është kompetencë e ministrisë së arsimit, besoj se mesi i tetorit do jetë fillimi i vitit të ri akademik. Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Dëshira jonë është të jemi në auditor, mundësia mund të mos na e lejojë. Ne nuk privojmë asnjë nga e drejta për arsimim. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur dhe të flasim me atë që do ndodhë lidhur me vendimmarrjen e komitetit teknik që përcaktojnë mënyrën si do jetë akomodimi i njerëzve me institucionet. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s’do humbasi mësimet, studentët të jenë të sigurt”, tha Hoxha.

Duke bërë thirrje për vaksinimin e studentëve, Hoxha tha se 75% e stafit të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar ndaj COVID deri tani. Në fakultetin e Ekonomikut Hoxha tha se është vendosur edhe pika e vaksinimit.

“Studentët e pedagogët ti nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre. Në fakultetin e ekonomikut është vendosur dhe pika e vaksinimit. 75% e stafit te Universitetit te Tiranes jane vaksinuar ndaj Covid-19 dhe pjesa tjeter eshte ne proces. Unë s’mund të flas për Ramën por si rektor ajo që presim është se kush do jetë vendimmarrja për mënyrën si do zhvillohet procesi arsimor këtë vit. Ata që mund të kenë probleme kanë përjashtimet e tyre, ata që janë të shëndoshë dhe që skanë pengesa të vaksinohen për veten e tyre. Thirrja ime që vaksinimi është mënyra për tu mbrojtur. Ajo që po na tregon shkenca është se vaksina po mbron jetë njerëzish, të pavaksinuar kemi humbur shumë, sot njerëzit nuk kanë trauma si para se të fillonte vaksinimi”.

Komiteti teknik ka shtrënguar masat anti-COVID. Deri më tani vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t’iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here