Meta: Kosova ka njohje nga vendet më të mëdha të botës

0

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta i ndodhur për vizitë pune në Kosovë u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive se ka qenë, është dhe do të jetë kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas Metës, fakti që Kosova ka njohje nga vendet më të mëdha të botës dhe nga Amerika, si dhe thirrja e presidentit Bush që paralajmëroi njohjen e shtetit të Kosovës që nga Tirana, ishte sinjal që ne jemi vende që duam rrugën europiane.

Meta foli edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke theksuar se “Shqipëria për fat të keq është vite larg Kosovës sa i përket procesit të administrimit të zgjedhjeve, sundimit të ligjit dhe ritmit të zhvillimit ekonomik.

“Ne si Shqipëri nuk duhet t’ia bëjmë të vështirë rrugën Kosovës drejt proceseve integruese. Ndaj çdo pengesë artificiale që vjen nga individ të caktuar ne nuk duhet t’i mbështesim”, tha Meta.

“Ne duhet t’i qëndrojmë besnik Bashkimit Europian dhe të mos shmangemi nga kjo, nëse ne i shmangemi Bashkimit Europian do minojmë demokracinë. Kjo është e vetmja rrugë që ndihmon vendin tonë dhe rajonin”, theksoi ai.

Duke u ndalur te situata e brendshme politike në vend, Meta deklaroi se djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor janë ndër nga aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditën themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë”.

/j.p/ata.gov.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here