Meta: S’pres zgjedhje të lira nga drejtësia, pas 25 prillit do çlirohet

0
18

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të enjte një takim online mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme me përfaqësues të shoqërisë civile për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kreu i shtetit tha se Shqipëria i ka mundësitë që t’i ngjajë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për shembullin e dhënë për organizimin e proceseve zgjedhore.

Gjatë takimit Kreu i shtetit theksoi se nuk pret që zgjedhjet e lira të vijnë nga drejtësia, sepse sipas tij sistemi i drejtësisë ka pasur probleme dhe trysni nga politika.

“Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë iniciativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht. Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike. Së bashku të rritim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet”, tha Meta.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here