Meta takim me ministrin turk: Mirënjohje e thellë për ndihmën e menjëhershme që Turqia i ofroi Shqipërisë pas tërmetit

0
1

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, z. Murat Kurum.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Kreu i Shtetit e falenderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here