Meta thirrje shqiptarëve: Mos e lini Shqipërinë, fenomeni i shpopullimit na rrezikon më shumë se kurrë

0
3

“Mos e lini Shqipërinë”. Ky ka qenë mesazhi i fortë që presidenti Ilir Meta, bashkë me pedagoge, mësuese dhe studente ekselente, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në Shkencë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se ky fenomen na rrezikon më shumë se kurrë. Ai shprehu mirënjohje për akademikët që frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheu.

MESAZHI I METËS
Shumë i lumtur që në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, së bashku me dhjetra studente ekselente, pedagoge e mësuese të nderuara, të bashkoheshim me një mesazh të fortë kundër fenomenit të shpopullimit që na rrezikon më shumë se kurrë: MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË!
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për kontributet dhe përkushtimin e veçantë të mësuesve dhe pedagogëve të angazhuara në shkencë, që e frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheun tonë. /bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here