Metoda natyrale për personat që vuajnë nga anemia

0

Problemin e anemisë mund ta zgjidhim edhe me metoda natyrale. Ja cilat janë sugjerimet e specialistëve dhe recetat e kurave bimore…

Shumë njerëz luftojnë me problemin e mungesës së gjakut. Për këtë arsye përdorin edhe shumë ilaçe. Ndërkaq problemin e anemisë mund ta zgjidhim me metoda natyrale.

Në radhë të parë të ushqimeve të dobishme për aneminë vjen spinaqi dhe selinoja. Përveç kësaj duhet të tregojmë kujdes në konsumimin e mishit ngaqë në të gjendet një normë e lartë hekuri.

Receta e kurës së anemisë (Kura me spinaq dhe selino)

Përbërësit:

– 250 gr spinaq

– 200 gram selino (me lëvore të qëruar)

-1 litër ujë

Në sajë të kësaj kure që mund ta përgatisni me këta tre përbërës, pasi ta keni përdorur rregullisht, mund të shpëtoni nga problemi i anemisë. Pasi të keni zier ujin hidhni brenda selinonë e grirë imët. Pasi të jetë zier selinoja hidhni brenda edhe spinaqin dhe ziejeni për rreth 5 minuta.

Më pas prisni të ftohet. Pasi të jetë ftohur kullojeni dhe nga masa e përfituar, pini nga një gotë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Nevojitet që ta përdorni këtë kurë për 15 ditë me radhë dhe në formë të rregullt. Përveç kësaj e rëndësishme që kurën ta përgatisni të freskët.

 Ajo që duhet të dini në lidhje me kurën e selinosë dhe spinaqit…

– Nëse jeni diabetik duhet ta përdorni kurën duke u konsultuar me doktorin tuaj.

– Bashkë me kurën për 15 ditë me radhë duhet të qëndroni larg ushqimeve me sheqer.

– Gjatë gjithë përdorimit të kurës duhet të pakësoni konsumimin e kafesë dhe çajit.

– Në veçanti mundohuni të konsumoni ushqime që janë të pasur me vitaminën C.

– Duhet të pakësoni përdorimin e duhanit.

Po ashtu një kurë tjetër që sugjeron Prof. Dr. Ibrahim Saraçoglu për aneminë është “Kura e fikut”. Recetën e saj mund ta gjeni më poshtë:

Kura e fikut që është e dobishme për aneminë:

  • Gjysmë litër ujë
  • 8-9 kokrra fik i thatë.

Brenda ujit që zien hidhni 8-9 kokrra fiku të thatë dhe ziejeni në zjarr të ulët për 7 minuta, duke e mbajtur kapakun mbyllur. Më pas mbylleni zjarrin dhe lëreni masën që të ftohet aq sa të jetë e vakët. Pasi të ketë arritur në këtë temperaturë kullojeni masën e përfituar. 2 ose 3 herë në ditë pini nga një gotë 15 minuta para ushqimit nga kjo masë e përfituar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here