Miliona të shpenzuara dhe trajnerë nga kontinente të tjera, nis Superiorja e rekordeve

0

21366739_1920784208177692_7334685840725863634_o-470x313

Quajeni kampionatin e rekordeve këtë që po vjen. Dhe jo të gjitha janë pozitive që të kuptohemi drejt. Kujt ia merrte mendja se do të nisnim me kaq shumë miliona të shpenzuara dhe me kaq shumë ndryshime në skuadrat respektive?

Kujt ia merrte mendja se do ta nisim vetëm me një arbitër të FIFA-s dhe sërish me klube që nuk kanë gati stadiumet e tyre në 2017-ën…? Le t’i marrim pak me radhë dhe të shpjegojmë modestisht se përse kemi të bëjmë me disa rekorde interesante për kampionatin e 79- të që starton sot.

– Për herë të parë, kampionatit i mungon Tirana, ekipi me më shumë tituj në histori.

– Edgar Çani është momentalisht futbollisti më i paguar me afro 20 mijë euro në muaj.

– Vllaznia ka numrin më të lartë të fantazistëve në skuadër: Hasani, Vucaj dhe Gilman Lika.

– Për herë të parë e nisim edicionin me 1 arbitër të FIFA-s të gatshëm (Enea Jorgjin) dhe me dy arbitra të FIFA-s pezulluar (Andi Koçi dhe Lorenc Jemini).

– Për herë të parë, klubet shqiptare gjatë merkatos së verës shitën lojtarë me vlerë afro 2 milionë euro (Latifi, Merveil, Akuah, Berisha dhe Ramadani).

– Lushnja është i vetmi ekip i Superiores që skuadrën e ka 100% me futbollistë shqiptarë.

– Luftëtari është i vetmi klub që ka një dyshe trajnerësh nga një kontinent tjetër (Uruguai, Amerika Latine).

– Thellohet rekordi, sërish një tjetër ekip që nuk luan dot në fushën e vet që në start. Është Lushnja, e cila nesër pret në Fier Vllazninë.

– Për herë të parë largohen nga Shqipëria njëherazi të tre golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar: Pero Pejiç, Kaleb Ekuban dhe Hamdi Salihi.

– Kamza e sapongjitur në Superiore thuajse “shkrin” skuadrën dhe afron gjatë merkatos plot 18 lojtarë.

– Orges Shehi është “plakushi” i kampionatit, sepse gjatë këtij sezoni mbush 40 vjeç.

– Për herë të parë, Partizani nuk luan dot një derbi në Superiore, sepse Tirana ra në Kategorinë e Parë dhe Dinamo është aty prej vitesh.

– Për herë të parë, skuadrat e Kategorisë së Parë kanë më shumë tituj (42) se sa të 10-ta bashkë që janë pjesë e Superiores.

– Për herë të parë, Flamurtari e nis kampionatin pa asnjë vlonjat në formacion.

– Për herë të parë në tri dekadat e fundit, kampionati shqiptar nis më 9 shtator dhe jo në gusht, siç ka ndodhur 36 javë kampionat me 180 ndeshje në total. Kategoria Superiore nis sot edicionin e 79-të, ndërsa FSHF ka parashikuar që mbyllja ose java e 36-të të luhet më 19 maj të vitit 2018. zakonisht.

– Për herë të parë, një skuadër e Kategorisë së Parë, Tirana, nis sezonin me fitimin e Superkupës duke mundur kampionët në fuqi të Kukësit.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here