Minat me telekomandë/ Burg dy të rinjve, ‘kyçin’ gojën në gjyq

0

Mina

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg dy të rinjtë që u kapën pak ditë më parë me mina me telekomandë. Mësohet se gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për Jurgen Muhon dhe Eraldo Katroshin.

Nga ana tjetër dy të rinjtë nuk pranuan të flasin në sallën e gjyqit. Dy të rinjtë u arrestuan më 13 shtator nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Polo”, i cili drejtohej nga Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga hetimet ka rezultuar se Muho, bashkëpunonte me Eraldo Kataroshin në lidhje me veprimet që kryente dhe se 3 minat ishin marrë në qytetin e Elbasanit nga Jurgen Muho me porosi të Eraldo Kataroshit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here