Mini-Shengeni është i dëmshëm për Shqipërinë sepse është projekt i nacionalizmit serb!

0
4

Nga Hysamedin Feraj

Kosova ka qenë dhe është bashkëçliruese, jo barrë e Shqipërisë: Kush ndjen e mendon se mini-Shengeni është i dobishëm për Shqipërinë, por duhet kundërshtuar vetëm sepse e dëmton Kosovën, e paraqet Kosovën si barrë për shqiptarët në Shqipërinë londineze. Mini-Shengeni është i dëmshëm për Shqipërinë sepse është projekt i nacionalizmit serb. Realizimi i tij e vendos Shqipërinë nën sovranitetin dhe sundimin e Serbisë. Me kundërshtimin e mini-Shengenit, Kosova, nga përvoja e saj, po përpiqet ta çlirojë Shqipërinë nga vendosja nën sovranitetin dhe sundimin serb. Veç Kosovës, edhe Sllovenia e Kroacia, më të fuqishme se Shqipëria, do të mund t’iu tregonin qytetarëve të Shqipërise se “produktet e lira serbe” do t’iu kushtojnë më shtrenjtë sesa produktet më të shtrenjta të vendeve e popujve miqësor ose indiferentë ndaj shqiptarëve: Për gati një shekull, Kosova, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja, kanë pasë lëvizje të njerëzve e të mallrave më të lirë me Serbinë sesa e siguron mini-Shengeni. Por në fund u larguan me tmerr prej tregëtisë së “lirë” me Serbinë: u larguan duke e paguar edhe me koston e lufërave holokaustiane. Qytetarët e Shqipërisë, po të duan, mund të mësojnë nga popujt e tjerë që kanë dhënë prova se dijnë të zhvillohen e të qytetërohen. Ky mësim u takon qytetarëve masivisht. Tregëtarët oligarkë të Shqipërisë dhe koordinatori i tyre, Edi Rama, nuk duan të mësojnë. Duan me tepër që qytetarët e Shqipërisë të mos mësojnë. Shpresojnë se mbasi t’i shijojnë paratë e fituara me mallrat “e lira” serbe, mund të largohen diku. Si kudo, koston do ta paguajnë qytetarët e Shqipërisë që iu gëzohen atyre mallrave. Prandaj, me kundërshtimin e saj, Kosova po do që t’ua kursejë qytetarëve të Shqipërisë këtë kosto: Duke iu ofruar si mjet çlirues njohurinë e vet. Duke ia ofruar para se të jetë vonë. Rama dhe oligarkët po përpiqen ta vonojnë njohjen e të vërtetave të qëndrueshme të tregëtisë “së lirë” me Serbinë. Punë kohe! Mirëpo, vonesa në bërjen e kohës nga ne – ja ç’na ka lënë prapa në çdo kohë historike! Ps.: Gjithësesi, qytetar i mirëfilltë shqiptar është po aq kushdo që e kundërshton mini-Shengenin qoftë edhe vetëm për hir të Kosovës. Më mirë një kosto për hir të kombit tonë sesa në favor të nacionalizmit serb kundër nesh dhe popujve në rajon.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here