Ministri i Jashtëm i Turqisë: Turqia është krah për krah me Shqipërinë përballë kësaj katastrofe

0
4

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bisedoi në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Lidhur me përmbajtjen e bisedës nuk është dhënë ndonjë detaj.

Të martën Shqipëria ishte tronditur nga një tërmet me madhësi 6,3 ballësh (sipas shkallës Rihter), i cili kishte shkaktuar 24 të vdekur dhe 600 të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme kishte lëshuar edhe një komunikatë me shkrim pas tërmetit në Shqipëri, ku shkruante:

Ne e morëm me një pikëllim të thellë lajmin për tërmetin me madhësi 6,4 ndodhi këtë mëngjes (26 nëntor) në Shqipëri me epiqendër në detin Adriatik, 10 km larg qytetit të Durrësit.

Ne i përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta të afërmve të atyre që humbën jetën, si dhe popullit të Shqipërisë dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të dëmtuarit.

Turqia, si gjithmonë, është krah për krah me Shqipërinë përballë kësaj katastrofe. Një skuadër kërkim-shpëtimi dhe një ekip mjekësor janë dërguar nga vendi ynë dhe do të transferohen sot me një aeroplan ushtarak [për në Shqipëri].

Turqia është në solidaritet të plotë me Qeverinë dhe popullin vëlla të Shqipërisë dhe është e gatshme të sigurojë çdo ndihmë që mund të jetë e nevojshme”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here