Ministri kosovar i Mbrojtjes kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

0

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ripërsëritur kërkesën e tij për bazë të përhershme ushtarake amerikanë në Kosovë.

Këtë kërkesë Mehaj e shtoi derisa priti në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Nëpërmjet një postimj në Facebook, Mehaj ka thënë se e ka njoftuar Torresin për gjendjen e sigurisë në Kosovës.

“Sikur edhe në takimet e mia të mëhershme me kongresmenin Torres, edhe këtë radhë e njoftova me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë, dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka shkruar Mehaj.

“Senatorin e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, është shprehur më tej ai.

Mehaj ka ritheksuar se vizioni shtetëror i Kosovës është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here