Ministri turk i Drejtësisë, Gül takohet me homologen kosovare Haxhiu

0

Ankara
Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül ka pritur në një takim ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin që e shoqëronte, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë në Ankara u arrit konsensusi për të rritur në nivelin më të lartë bashkëpunimin e gjyqësorit mes dy vendeve.

Ministri Gül theksoi se ashtu si në çdo fushë, Turqia do të vazhdojë të japë gjithmonë mbështetjen e saj për Kosovën.

Ndërsa edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Haxhiu kërkoi mbështetje për të zbatuar në Kosovë sistemin e zbatuar në shërbimet noteriale në Turqi.

Duke vënë theksin se Turqia është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën, Haxhiu shprehu falënderimet lidhur me kontributin e Turqisë për Kosovën.

Ministri Gül në një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur e takimin tha: “Në ministrinë tonë zhvilluam një takim me ministren e Drejtësisë së Kosovës, me të nderuarën Albulena Haxhiu. Shkëmbyem pikëpamjet për çështje të ndryshme, kryesisht për bashkëpunimin gjyqësor mes dy vendeve”.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here