Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit takohet me Ramen ne Gjirokastër

0
35

“Ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira midis udhëheqësve të të dy vendeve, presidentit tonë dhe kryeministrit të Shqipërisë. Në këtë kontekst, ne duam që marrëdhëniet midis dy vendeve të vazhdojnë gjithnjë e duke u zhvilluar”

Gjirokastër
Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, vizitoi qytetin e Gjirokastrës në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Ersoy u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në lokalin nën Xhaminë e Pazarit, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në takimin e zhvilluar prapa dyerve të mbyllura, Ersoy u shoqërua nga një delegacion në të cilin morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zëvendëskryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishin gjithashtu të pranishëm në takim.

Ersoy më pas vizitoi objektin historik Shtëpia e Zekatëve, ku zhvilloi takim me ministrat Margariti dhe Klosi.

Në këtë kuadër, midis Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe asaj të Kulturës të Shqipërisë u nënshkruan marrëveshje të veçanta bashkëpunimi në fushat e kulturës dhe turizmit.

Në deklaratën e tij për mediat, Ersoy kujtoi se ata u pritën shumë mirë që nga momenti kur ai arriti dhe nënvizoi se realizuan dy protokolle të rëndësishme këtu.

“Ne kemi kryer shumë restaurime për shumë vite këtu nëpërmjet TIKA-s. Ne tashmë kemi një lidhje të madhe kulturore nga e kaluara midis Shqipërisë dhe Turqisë. Ne gjithnjë e shohim Shqipërinë si një vend vëlla”, tha Ersoy.

Duke deklaruar se ka shumë xhami dhe restaurime të tjera që ata i kanë përfunduar dhe do të përfundojnë, Ersoy theksoi se janë të hapur për projekte të reja në bashkëpunim me ministritë përkatëse.

“Ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira midis udhëheqësve të të dy vendeve, presidentit tonë dhe kryeministrit të Shqipërisë. Në këtë kontekst, ne duam që marrëdhëniet midis dy vendeve të vazhdojnë gjithnjë e duke u zhvilluar. Ne nuk duam që TIKA të ngelet e kufizuar vetëm me investimet e restaurimit që do të bëhen këtu. Ne gjithashtu shqyrtojmë mundësitë e investimeve. Le të jetë ky një vend shembullor për investitorët turq”, theksoi ministri Ersoy.

Ndërkaq, ministri Klosi rikujtoi se sot firmosën marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e kulturës dhe turizmit, duke shtuar se Turqia ka përvoja të mëdha në këto fusha.

“Me qeverinë turke do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për zonat e trashëgimisë sonë të madhe natyrore për të pasur zona tona të mbrojtura, si destinacione të mundshme për zhvillimin e turizmit, dhe po ashtu në atë se çfarë mund të realizohet që këto sajte të natyrës te shndërrohen në qendra të vërteta të bukurive shqiptare”, tha Klosi./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here